Qindra besimtarë të Krishterë ju bashkuan festimeve të Zojës së Shkodrës, pajtores së qytetit, që nisën mbrëmjen e së dielës me meshën e shenjtë në katedralen e “Shën Shtjefnit”.

Mesha u kremtua nga dom Gjergj Meta që në nisje të fjalës së tij nuk i shmangu emocionet e të qënurit në këtë ditë të veçantë në kryeqendrën e veriut, duke shtuar se Shqipëria ja ka borxh këtij qyteti meshën e parë që riktheu lirinë e besimit.Famullitari I Shkodres, Dom Artur Jaku, gjate fjales se tij u ndal tek familja dhe tek roli qe ka ajo sot ne shoqeri.Pas meshës, besimtarët ndoqën koncertin në skenën e instaluar në oborrin e katedralës, ndërsa këmbanat e kishës shënuan edhe nisjen e spektaklit të fishekzjarreve që ndriçonin qiellin e Shkodrës.Historia e Zojës së Shkodrës për shkodranët është e hershme dhe nis që me 25 prill 1467 kur ikona e Shën Mërisë me Jezusin Fëmijë braktisi kishën rrëzë kalasë Rozafa që i kushtohet Zojës dhe u drejtua në Gjenacan të Italisë. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”.

Artikulli paraprakSËRISH PROTESTA NË MAL TË ZI, POLICIA PËRDOR GAZ LOTSJELLËS
Artikulli tjetërSPEKTAKLI I FISHEKZJARREVE NGA QIELLI, NË FESTËN E ZOJËS