Pas sondazhit të Barometrit të Ballkanit për vitin 2022 ku 42 % e shqiptarëve nuk presin që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Europian para vitit 2030 Star Plus pyeti qytetarët e Shkodrës në lidhje me këtë gjë. Pjesa më e madhe e të intervistuarve shprehen pesimist sa i takon anëtarësimit të Shqipëris në BE, sipas tyre politikat por dhe njerëzit duhet të ndryshojnë pikëpamje në mënyrë që të anëtarësohemi në BE.

Në anketën e Barometrit të Ballkanit 2022 gjithashtu shkruhej se 22 % e shqipëtarëve mendojnë se vendi ynë nuk do të bëhet kurrë pjesë e Unionit. Ndërkohë përqindja e shqiptarëve që besonin që Shqipëria do të bëhet pjesë e BE deri në 2025 ra në 26% nga 39% që ishte në vitin e kaluar.

Artikulli paraprakADZM – BASHKIVE: MBANI PASTËR ZONAT E MBROJTURA
Artikulli tjetër30 VJETORI I SHOQATËS SË “MIQËSISË SHQIPËRI- VENDE ARABE”