Pavarësisht apelit të Shërbimit zjarrfikës, ku fton banorët që të sigurojnë banesat e tyre nga rastet e fatkeqesive, duket se shkodranet jane idiferente perballe kesaj situate, edhe pse ne shume pak kohe, disa banesa janë shkrumbuar totalisht.
Drejtori I sigurimeve te SIGAL Fatmir Lishi beri te ditur se qytetaret, tregojne neglizhence ne sigurimin e e banesave te tyre dhe qe qytetaret duhet te ndergjegjesohen. Ndersa per sa i perket kostos se pageses ai u shpreh se eshte e perballueshme dhe qe ky institucion ofron lehtesira.
Megjithatë përballë situatës së fundit, ka njëlloj sensibilizimi. Në Shkodër nuk ka një kulturë të sigurimit të banesave edhe pse rastet e fundit tregojnë se duhet një veprim i tillë në mënyre që pas rasteve të fatkeqësive, pronarët e banesave të mos jene ne meshire te fatit .