Kushtet e përmirësuara atmosferike dhe dita e diele kane bere qe vizitor te shumte te zgjedhin bregdetin e Velipojës për te kaluar një ditë ndryshe.

Vetem dy jave pasi Shkodra u mbulua nga reshjet e dëborës e me pas kaloi një situate jo te zakonshme sa i takon përmbytjeve, duket se me ne fund shkodranet e me gjere mund te shijojne rrezet e para pranverore , e ku me mire se ne bregdet.

Megjithatë janë vetëm rrezet e diellit qe kane zbukuruar kete dite marsi , pasi mjafton nje vezhgim i thjeshte per te pare se ne Velipoje , kete sezon ka shume gjera per tu përmirësuar. Pak dite me pare deti vershoi ne hapsiren renore duke e mbuluar atë me ujë, e duke sjelle mbeturina te shumta ne breg.

Uji eshte terhequr por mbeturinat jo. Ato jane te shperndara kudo ne rere duke krijuar nje imazh jo te denje per kete destinacion tursitik dhe perle te natyres ne veriun e Shqiperise.

Ne keto rrethana lind nevoja immediate per nje aksion serioz pastrimi ne bregdetin e Velipojes, ne menyre qe keta vizitor dhe shume te tjere qe priten te vijne pergajte sezonit veror te mund te shijojnë jo vetëm detin por dhe te kenaqen me nje mjedis te paster .

Artikulli paraprakDO KALONIN 10 SIRIANË NË MAL TË ZI
Artikulli tjetërVAZHDON TËRHEQJA E UJIT NË OBOT