Sot në Shqipëri një litër naftë kushton 245L, 60 lekë më shtrenjë se sa në Malin e Zi. Nisur nga kjo rritje e çmimit të hidrokarbureve në vendin tonë të shumtë kanë qënë qytetarët e Shkodrës të cilët kanë vendosur të udhëtojnë drejt shtetit fqinj për t’u furnizuar me naftë. Dyndja drejt Malit të Zi për të blerë naftë ka bërë që shteti malazez të marre një vendim të ri duke mos i lejuar qytetarët të kalojnë kufirin me më shumë se sa 30Litër naftë.

Sot qytetarët të cilët i janë drejtuar doganës së Muriqanit për të hyrë në shtetin shqiptar me më shumë se 30 Litra naftë janë ndaluar nga dogana malazeze pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Ndërkohë edhe qytetarët të cilët duan të dalin nga shteti shqiptar nga dogana e Muriqanit po kontrollohen dhe në rast konstatimi të bidonëve sekuestrohen nga policia e doganës.

Në 24 orët e fundit në doganën e Muriqanit 3164 mjete të cilat kanë hyrë dhe dalë nga dogana e Muriqanit. 1546 në hyrje dhe 1618 në dalje sipas statistikave që ka kjo doganë me datën 9 mars ka pasur një tendencë ne rritje si në hyrje ashtu edhe në dalje të doganës krahasuar me datën 8.

Artikulli paraprakSHKODËR, MUZEU HISTORIK HAP EKSPOZITËN “BARNAVEKË”
Artikulli tjetërRRITET ÇMIMI I BUKËS ME 20-40 LEKË, PENSIONISTËT: S’ IA DALIM DOT, ME PENSIONET QË KEMI TË BLEJMË ILAÇET APO BUKËN 150 LEKË