Pavarësisht se sezoni turistik është hapur që në muajin qershor, shumë qytetarë të Shkodrës nuk I kanë filluar akoma pushimet e tyre. Të pyetur nga Star Plus, pjesa më e madhe e tyre shprehen se pushimet do t’I fillojnë pasi fëmijët e tyre emigrantë të kthehen në vendlindje.

Një pjesë e tyre nuk e mohojnë faktin se të kalosh pushime në qytetin e Shkodërs është e vështirë, për shkak se mirëqenia ekonomike nuk është në nivelet e duhura.

Ndërkohë, alternative më e mirë dhe e lirë për të kaluar pushimet sipas disa qytetarëve vazhdon të mbetet plazhi I Velipojës, krahasuar me nivelet e plazheve të tjera në vend.

Artikulli paraprakFLUKS AUTOMJETESH NË MURIQAN
Artikulli tjetërVRITET NË HOLANDË PRESIDENTI I VETËSHPALLUR I ÇAMËRISË