Qytetarët do të mblidhen sërish ditën e sotme në protestë, në qytetin e Shkodrës. Forca të shumta policore jane vendosur para institucioneve.
Forcat e Rendit kanë marrë në mbrojtje institucionet.
Një grup i tyre është vendosur pranë Prefekturës së Qarkut Shkodër, ndërsa protesta vjen një javë pas tubimit të dhunshëm në këtë qytet, ku u bastis dhe u dogj edhe selia e Partisë Socialiste. Protesta e sotme është parashikuar të nisë në orën 11:00, në sheshin “Luigj Gurakuqi”.