Qytetarët shkodranë shprehin shqetësimin se kompanitë telefonike në vend, muajt e fundit kanë ndryshuar tarifat për aktivizimin e ofertave në aparatët celularë. Tashmë ky fenomen sipas tyre përsëritet disa herë gjatë vitit. Ato e cilësojnë këtë rritje të çmimeve si të papranueshme.

Pavarësisht rritjes së çmimeve, qytetarët shkodranë ankohen se kompanitë nuk kanë përmirësuar shërbimet nga këto oferta.

Disa herë është trajuar në Star Plus fenomeni I rritjes së tarifave për aktivizimin e ofertave telefonike nga. Kjo situatë rëndon më shumë xhepat e qytetarëve shkodranë.

Në një kohë kur kostoja e jetesës është shumë e lartë dhe standarti I ulët, nuk është aspak normale që një herë në muaj të shpënzojmë të paktën 20 mijë lek të vjetra për të komunikuar me familjarët dhe të afërmit.

Artikulli paraprakSHQIPTARJA KANDIDATE PËR PROKURORE NË SHBA, LAJMI NË TË GJITHA MEDIAT AMERIKANE
Artikulli tjetërSHKODËR, DITA E TË GJITHË SHENJTORËVE