Shqipëria flirtoi me një ëndërr të madhe, teksa ishim shumë pranë fazës “play-off”, megjithatë ka nga ta që besojnë ende tek matematika dhe tek kombinimet fatsjellëse. Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për transfertën me prestigjioze, atë kundër Anglisë, me dëshirën e madhe për të bërë krenarë të gjithë tifozët. Elseid Hysaj, një nga legjionarët më të rëndësishëm, në një intervistë theksoi se edhe ai, ashtu si trajneri Edy Reja, beson ende tek kualifikimi.

Hysaj foli për shumë tema pikante, nga kritikat e tifozëve dhe deri tek mungesa e një lideri si Lorik Cana, çfarë pret nga individë si Armando Broja apo Kumbulla? Anësori kuqezi zbuloi edhe disa prapaskena nga merkato dhe deri tek ribashkimi me Sarrin tek Lazio. Nuk mungoi dhe një koment në lidhje me garën për titull në Serie A, ku ka një dëshirë të veçantë.

Artikulli paraprakBERISHA FTON RAMËN NË DEBAT TELEVIZIV: DO T’I NUMËROJ TË GJITHA MËKATET
Artikulli tjetërMINISTRI I SHTETIT TË VARFËR SULMOHET NGA KRITIKAT, POROSITI BIFTEKUN MIJËRA DOLLARËSH TE NUSRETI