Në rruget e qytetit të Shkodres  po vërehet një dukuri mjaft shqetësuese që po vazhdon të perseritet vazhdimisht, pa gjetur një zgjidhje.

Një pjesë të akseve rrugore që u janë përcaktuar permes tabelave për mos lejimin e parkimit duket se për drejtuesit e automjeteve nuk perben ndonjë problem të parkojnë në vend të gabuar. Ky fenomen vërehet në rrugen “Bajram Curri” në afërsi të tregut të Zdrales. Fare mirë duke qartë një tabele e vendosur nga bashkia qe nuk lejon asnjë automjet të parkohet aty. Nga një hapësirë normale për shkëmbimin e dy automjeteve, ato kthehen në vetëm njëkalimshe, pasi njëra anë  është e bllokuar me parkime të gabuara. Ndërkaq situata vijon gjithnjë e më shumë të rëndohet, pasi hapësirat për parkime bëhen gjithnjë e më të pakta. Edhe pse për këtë cështje disa herë janë organizuar fushata sensibilizimi duke informuar drejtuesit për ndëshkimet edhe pasojat që mund të sjelle një kundravajtje e tillë sërish po përsëritet e njejta dukuri. Disa herë ky fenomen i shkeljes së kodit rrugor ka qënë pjese e kronikave televizive, por nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare.Parkimet e gabuara nga drejtuesit e automjeteve në disa nga rruget kryesore të shkodres  vazhdon të  jëtë nje problem shqetësues si për kalimtaret ashtu edhe për policine rrugore.Edhe pse gjoba për vendparkim të gabuar të automjeteve shkon nga 1000 deri ne 3000 lekë të reja, shoferët  nuk po ndërgjegjësohen .

Artikulli paraprakMUSTAFA: NË ZONAT E MBROJTURA DHE MALORE VIJON GJUETIA E PALIGJSHME
Artikulli tjetërSHKODËR, RRUGËT MBUSHEN ME UJË NË VETËM PAK ORË SHI