Prej disa ditësh, ka nisur rikonstruksioni i rrugës “Qazim Hoxha” në qytetin e Shkodrës. Një zonë me densitet të madh banorësh, me pallate të vjetra, të reja por edhe banesa private, shumë shpejt do të ndryshojë pamje. Me një fond prej 4.2 milion lekë të reja nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës,

projekti parashikon 350 metër katror asfalt, kanalizime të ujrave të zeza- KUZ, kanalizime të ujrave të bardha- KUB, rrjetin e ujësjellësit, trotuare, sipërfaqe të gjelbër dhe pemë dekorative, vendosje stolash për pushim,

ndriçim LED për të përfunduar me sinjalistikën horizontale dhe vertikale. Rruga “Qazim Hoxha”, është një zonë e qytetit ku nuk është ndërhyrë prej dhjetra vitesh dhe me përfundimin e punimeve, do të jetë një nga zonat më të sistemuara në lagjen nr. 3 të qytetit.

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT: USHQIMET QË BLEJMË TË PASIGURTA
Artikulli tjetërSHKODËR, TË RINJTË TË INTERESUAR PËR SHKOLLËN INDUSTRIALE