“E shkuara si reflektim personal për të kuptuar të tashmen”, është tema e mbajtur në Galerinë e Arteve në Shkodër në takimin e radhës. I ftuar për të folur rreth kësaj teme ishte artisti Ilir Kaso i cili ka një kohë relativisht të gjatë që po punon për kujtesën kolektive.
Gjatë këtij takimi me artistin Ilir Kaso të pranishmit u bënë pjesë interaktive e bisedës ndërsa u ilustruan ngjarje apo ndodhi të personave që lidhen rastësisht me momente historike.
Kohët e fundit Kaso ka hapur dy ekspozita të ndryshme lidhur pikërisht me kujtesën kolektive ku njërën e quajti “Çfarë ishte duke bërë diktatori kur vdiq”.