Bashkia e Shkodrës ka përmbyllur javën e aktiviteteve në kuadër të 8 marsit “Gra të guximshme”. Në hollin e Bashkisë u hap një ekspozitë fotografike me titull “Gratë shkodrane tregohen”.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi në fjalën e saj evidentoi fenomenet negative me të cilat përballen gratë dhe vajzat shqiptare

Një mesazh dha edhe drejtorja e muzeut historik të Shkodrës Amila Gjyrezi.
Gjatë gjithë kësaj jave bashkia Shkodër ka organizuar disa aktivitete të

ndryshme për 8 marsin, ditën ndërkombëtare të gruas duke dhënë mesazhe për minimizimin e fenomeneve negative si dhe duke bërë apel për fuqizimin e gruas.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “JETA DHE VEPRA E KOLË IDROMENOS”
Artikulli tjetërSHKODËR, VAJZAT DHE GRATË SOCIALISTE MARSHOJNË