Rruga në të cilët duhet të lëvizin qindra banorë të zonës nuk është aspak e favorshme gjatë dimrit. Gropat e mëdha me ujë, të mëdha sa e gjithë gjerësia e rrugës nuk të krijojnë as mundësinë më të vogël për të kaluar rrugën pa u lagur.

Jashtë kameras, ka banorë të zhgënjyer të cilët nuk duan të prononcohen për vështirësitë që hasin çdo ditë, por ato bëjnë të ditur se problem I tyre me rrugën ka vite që kërkon zgjidhje dh kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Ky trotuar modest, I krijuar me gurë e dhe nga banorët e rrugës “Fadil Podgorica” në fillim ngjalli shumë polemika tek banorët, por me ardhjen e stinës së reshjeve duket se është I vetmi shpëtim për këdo që kërkon të kalojë në anën tjetër të lagjes.

Pavarësisht se vetëm pak muaj më parë përfunduan punimet për asfaltimin e disa prej rrugëve kryesore të kësaj lagje, rruga “Fadil Podgorica” nuk njohu asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse duke I lënë banorët të përballen me baltën e gropat e mbushura me ujë sa herë bie shi gjatë dimrit.

Artikulli paraprakPAS KOSOVËS EDHE SHQIPËRIA BOJKOTON CEREMONINË E NOBEL-IT, SHKAK SHKRIMTARI PETER HANKE
Artikulli tjetërRRËZOHET EFEKTIVI I RENEA NË THETH, PLAGË TË RËNDA