Rikonstruksioni i rrugës Ada- By Pass në njësinë administrative Rrethina të Bashkisë së Shkodrës, ka përfunduar. Shtresat e asfaltit, i lënë vendin sinjalistikës vertikale dhe horizontale, duke sjellë përmirësim të dukshëm të lëvizshmërisë për banorët e zonës dhe jo vetëm.

Investimi prej 16 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, ka bërë të mundur zgjidhjen e një problemi shumë të madh për banorët, duke futur nën tokë me tubacione një kanal që kundërmonte vazhdimisht. Madje, mbi kanalin e dikurshëm, do të ketë pemë dhe sipërfaqe të gjelbëruar.

Ndërhyrja ka qenë e plotë, me të gjitha kanalizimet e nevojshme dhe ujin e pijshëm, ashtu siç punohet prej katër vitesh në të gjitha projektet e realizuara nga Bashkia e Shkodrës.

Artikulli paraprakQYTETARËT: RADHA 5 KILOMETËR NË DOGANËN E MURIQANIT
Artikulli tjetërMUNGOJNË VENDQËNDRIMET, FURGONËT KRIJOJNË KAOS