Qendra “Ndihma Ligjore Falas” jep shifra shqetësuese përsa i përket dhunës në familje dhe jo vetëm.

Aurela Bozo, drejtore e përgjithshme e kësaj qendra gjatë aktivitetetit për hapjen e qendrës së Ndihmës Ligjore Falas në Shkodër deklaroi se 80% e rasteve të të mbijetuarve nga dhuna në Shqipëri në bazë të një raporti janë gra.

Në 93% të rasteve ato nuk janë përfaqësuar as me avokat çka tregoi nevojën emergjente për të hapur një qendër ku kjo shtresë të marrë shërbime ligjore falas.

Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër thotë se hapja e qendrës Ndihma Ligjore Falas pranë kësaj gjykate është e rëndësishme.

Limya Eltayeb, drejtore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri u shpreh se ky projekt i mbështetur nga ky organizëm do të

shërbejë për rritjen e aksesit në sistemin e drejtësisë për shtresat në nevojë që nuk kanë mundësi të paguajnë avokat apo të marrin shërbime të tjera ligjore.

Hapja e qendrës së ndihmës juridike falas në Shkodër bëhet në kuadër të projektit “Mbështëtje për punësim dhe Shërbime Sociale Falas për të rinjtë dhe Gratë në zonat e veriut të Shqipërisë” me fonde të Qeverisë Britanike dhe i zbatuar nga PNUD në Shqipëri.

Artikulli paraprakTONIGHT – 10.12.2018
Artikulli tjetërDROGA SHQIPËRI-ITALI, PROKURORIA E KATANIAS KËRKON NJË SHEKULL BURG PËR BANDËN