Ka shkuar për të mbushur ujë në ujërat e lumit Buna por 70 vjeçari Filip Shllaku nga fshati Darragjat i njësisë Dajç në Shkodër nuk është kthyer më.
Tubacionet e ngrira në të gjithë fshatin kanë detyruar të moshuarin që të mbushë ujë në bregun e lumit. Të afërmit e 70-vjeçarit dyshojnë se rrjedha e lumit e ka marrë me vete dhe se është mbytur. Në breg është gjetur kapuçi i tij dhe disa pika gjaku. Në fshatin Darragjat tubacionet por edhe pompat prej ditësh janë ngrirë dhe se atje momentalisht nuk ka ujë. 70-vjeçari Filip Shllaku jetonte i vetëm për shkak se vajza e tij është e martuar, dy djemtë jetojnë në Kanada dhe bashkëshortja i është ndarë nga jeta. Pas hetimeve të policisë pritet ardhja e polumbarëve për gjetjen e trupit të Filip Shllakut.