Një trup i pajetë është gjetur i mbështjellë në një pyll afër rrugës Eccles Old Road, në Brentwood, në Australi.Mësohet se viktima është shtetasi Hiran Chauhan, 24 vjeç, nga Seedley, me profesion kuzhinier.

Javën e kaluar me 2 korrik, ditë edhe në të cilën është zhdukur Hiran kishte mbyllur punën në orën 22.30, por nuk ishte kthyer në shtëpi. Ai kishte vendosur të dilte me një mik.
Viktima Hiran dhe miku i tij vizituan McDonald’s në Piccadilly Gardens pastaj udhëtuan në shtëpi me një tramvaj. Së pasi ato morën tramvajin në Market Street dhe pastaj një tjetër tramvaj në Sheshin e Shën Pjetrit.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në rrugë shihet se Hiran u hoq nga tramvaji në Cornbrook në orën 11.08. Normalisht, Hiran duhej të kapte një tramvaj drejt Salfordit, që më pas të zbriste në Langworthy.

Por pamjet tregojnë se viktima u largua nga tramvaji në Langworthy në orën 11.31 dhe nuk u kthye më kurrë në dhomën shtëpinë e tij.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një person, si i dyshuar kryesor.
Në një deklaratë, policia thotë se: “Ndonëse duhet ende konfirmimi për identitetin e viktimës, policia beson se ky është trupi i 24-vjeçarit Hiran Chuahan, i cili u raportua i zhdukur të enjten më 4 korrik 2019. Për këtë familja e tij është informuar”.

Hiran u gjet i mbështjellë në një qese plastike rreth orës 8 të mëngjesit të ditës së djeshme në mesin e pemëve në Eccles Old Road.

Zbulimi i viktimës është bërë rastësisht nga disa fëmijë të shkollës, të cilët ishin duke mbledhur disa dru për prerje.

Lidhur me këtë vrasje policia ka lëshuar një apel për videot e kapura në këtë zonë ndërsa përpiqen të identifikojnë vrasësin.

Në një deklaratë policia tha: “Një burrë 32-vjeçar nga zona e Salfordit është arrestuar me dyshim për vrasje dhe mbetet në paraburgim për t’u marrë në pyetje”.

Artikulli paraprakGJERMANIA NDIHMË PËR HETIMIN E GRUPEVE KRIMINALE SHQIPTARE
Artikulli tjetërARSENALI I ARMËVE NË ELBASAN, SHPALLET NË KËRKIM PRONARI I NJË KARBURANTI