Maturantët e gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër zhvilluan ceremoninë e dipolimimit duke mbyllur kështu një fazë të rëndësishme të jetës së tyre siç është shkolla e mesme. Drejtorja e kësaj shkolle Albana Bushati falenderon nxënësit dhe mësuesit për këto 3 vite me përkushtim e sakrificë por edhe rezultate të larta.
Drejtori rajonal i arsimit Hasan Muça i bëri thirrje maturantëve të shkollës “28 Nëntori” që studimet e larta t’i vazhdojnë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Një urim për maturantët përcolli edhe drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadia.
Gjatë kësaj ceremonie shkolla “28 Nëntori” nderoi edhe tre prej mësuesve për kontributin e tyre shumëvjeçar, Jolanda Trumza, Mimoza Fisha dhe Agron Metushi.
Shkolla e mesme “28 Nëntori” vijon që të jetë ndër shkollat me rezultatet më të mira në vend. Në provimin e gjuhës së huaj anglisht nga 212 maturantë 132 prej tyre morën notën 9-10-të ndërsa në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë 96 maturantë u vlerësuan me notën 9-10-të ndërsa priten rezultatet e dy provimeve të tjera për të përmbyllur një tjetër vit të suksesshëm.