Shkolla e mesme “28 nëntori” në Shkodër ka mbyllur një tjetër vit të suksesshëm.
Në përfundim të sezonit shkollor u organizua edhe një aktivitet festiv në oborrin e shkollës. Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani falenderoi maturantët ndërsa kujtoi me nostalgji vitet e shkollës në gjimnazin “28 nëntori”. Në fund të aktivitetit, festa ka qenë e gjitha për maturantët e shkollës “28 nëntori” që mbyllën një cikël të rëndësishëm të jetës së tyre.