Qeveria e nxënësve në shkollën e mesme “28 Nëntori” në Shkodër përmes një panairi prezantoi klubet në fusha të ndryshme të shkencës, mjedisit, artit dhe sportit. Kjo iniciativë e nxënësve të “28 Nëntorit” synon rritjen e bashkëpunimit mes të rinjve dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Shkolla “28 Nëntori” ka në përbërje disa departamente të ndryshme në shkencat ekzakte, shkencat sociale, artin, kulturën dhe sportet olimpike të ndara në klube të ndryshme.

Gjatë këtij panairi drejtuesit dhe anëtarëve e klubeve të ndryshme në shkollën “28 Nëntori” i bënë thirrje nxënësve të viteve të para që të përfshihen në fushat ku ata kanë dëshirë për t’u bërë pjesë e projekteve të ndryshme zhvillimore.

Artikulli paraprakKËSHILLI BASHKIAK I RROGOZHINËS NË SHKODËR
Artikulli tjetërKURBIN, VETËVRITET ME ARMË 30 VJEÇARI