Shkolla 9-vjeçare e fshatit Dragoç në njësinë administrative të Postribës ka marrë emrin e arsimtarit Ismet Çelaj. U zgjodhën dy data të rëndësishme, 7 dhe 8 Marsi për të organizuar ceremoninë e vendosjes së emrit, kësaj shkolle ku ai kontribuoi si arsimtar dhe drejtues.

Në fjalën e tij kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia duke vlerësuar rolin e mësuesit, apeloi për më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj tyre nga të gjitha institucionet. Sot sfida më e madhe që përballet Postriba, Shkodra dhe Shqipëria është largimi i rinisë, një plagë që duhet të punojmë të gjithë bashkë ta shërojmë, u shpreh Spahia.

Një motivim për mësues dhe nxënës të kësaj zone, e quajtën vendosjen e emrit “Ismet Çelaj” shkollës 9 vjeçare, familjarët dhe përfaqësuesit e arsimit.

Ismet Çelaj, njeriu që i kushtoi jetën arsimit, si edukator i shumë brezave, ka dhënë shembullin më të mirë në vendin ku punoi e jetoi, duke krijuar modelin e intelektualit, mësuesit shembullor dhe drejtorit të aftë.

 

Artikulli paraprakPD SHKODËR: RAMA KRIJOI MODEL TË SHËMTUAR PËR GRATË
Artikulli tjetër8 MARSI, AKTIVITET PROMOVUES DHE VLERËSUES ME GRATË