Siç shihet nga pamjet shkolla nuk të ofron asnjë kusht, klasat janë në një gjendje aspak normale, ndërkohë banorët jashtë kamerave pohojnë se lagështira dhe i ftohti në stinën e dimrit janë një problematikë akoma më shqetsuese.

 

Nga ana tjetër mungesa e hapsirave të mirëfillta në oborrin e shkollës si dhe inekzistenca e këndeve sportive e bëjnë këtë shkollë aspak të përshtatshme sa i përket standarteve që duhet të plotësojë një institucion arsimor.

 

Nga pamjet vihet re se ambjenti që disponon shkolla është mjaft I vogël dhe nuk ka asnjë vend të përshtatshëm ku të qendrosh apo të luash. Një fenomen tjetër është dhe largimi i nxënësve drejt shkollave të qytetit për shkak të kushteve jo të përshatshem që shkolla 9 vjecare e fshatit Kuç ofron.

 

Amortizimi i godinave detyron rreth 150 nxenes qe te mesojne ne keto kushte.
Pavarësisht lyerjes shkolla ka nevojë dhe për të tjera investime, pasi është institucioni kryesor ku nxenesit marrin dijet e para.

 

Artikulli paraprakVAZHDON LARJA E DEZINFEKTIMI I RRUGËVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërLIKA: OBJEKTIVI I QARTË, RIKTHIM NË SUPERIORE