100 nxënës të shkollës 9-vjecare në fshatin “Zues” të Komunës Rrethina në Shkodër janë të rrezikuar ndjeshëm nga aksidentet.
Nga shtëpitë e tyre nxënësit duhet ta përshkojnë dy herë në ditë rrugën për të shkuar në shkollë ,rrugë e cila të con në Pikën Kufitare të Muriqanit.Ai segment nuk ka të vendosur aty ku duhet tabela treguese si dhe mungon sinjalistika. Ky është një problem tepër serioz sidomos tani kur fluksi i makinave është më madh për shkak të turistëve apo pushuesve që vijnë nga Mali I Zi në Shkodër apo anasjelltas.Në rrugën hyrëse për të mbërritur tek shkolla 9-vjecare e Zuesit mungojnë vizat e bardha për këmbësorët duke bërë që makinat të kalojë me shpejtësi në atë aks I cili nuk ka as gjerësi të madhe dhe mbetet rrezik I përhershëm për këta nxënës. Cdo vit me hapjen se sezonit turistik dhe rritjen e fluksit të lëvizjeve në rrugën nacionale Shkodër-Muriqan shtohet numri I aksidenteve.