Shkolla e mesme profesionale “Arben Broci” ka nisur javën e praktikave profesionale me nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Inxhinieri Mekanik Kujtim Zekja thotë se shkolla “Arben Broci” është një mundësi e mirë për gjithë të rinjtë që duan të aftësohen në një zanat.
Mësuesi tjetër i praktikës Muhamet Fojleta thotë se e ardhmja për të rinjtë që zgjedhin shkollën e mesme profesionale “Arben Broci” është e sigurtë.
Shumë prej nxënësve të shkollës “Arben Broci” kanë arritur që të integrohen në tregun e punës me biznese të tyre ose kanë emigruar duke gjetur punë jashtë vendit përmes aftësive të fituara në atë shkollë.