Shkolla artistike “Prenk Jakova” ka rikthyer pas 3 vitesh “Muzikë dhome” një prej aktiviteteve që në fokus ka performancat e të rinjve me mësuesit e tyre. Drejtori I shkollës Anton Kaftalli tha se këtë herë janë angazhuar rreth 30 nxënës të klasave të ndryshme.

Drejtori Kaftalli deklaroi se këto aktivitete shërbejnë edhe për promovimin e talenteve të reja, por edhe për nxënësit që të mësohen të performojnë para audiencës së madhe.

Përgjatë vitit shkollor do të organizohen edhe disa aktivitete të tjera, të cilat nxjerrin në pah edhe formimin e këtyre të rinjve të talentuar në disa instrumente muzikore.

Artikulli paraprakLEZHË, OPERACION KUNDËR LOJRAVE TË FATIT
Artikulli tjetërNJË BOKSIER SHKODRAN NË BOTËRORIN U-16 TË BOKSIT