Shkolla “At Pjeter Meshkalla” në bashkëpunim me Ambasaden Amerikane në Tiranë prezantoi ditën e marte “Projektin Qytetar 2016” ku u shpalosën punimet e nxënësve të kësaj shkolle.
Ky projekt ishte i mbështetur ne tre tema ku fokus ishin Kinemaja, Bulizmi dhe Monumentet e Kultures , projekte të cilat ishin përzgjedhur nga vetë nxëmësit.Ky aktivitet tashmë është kthyer pothuajse në traditë për këtë shkollë ku cdo vit nxënësit e saj shpalosin idetë dhe projektet e tyre duke ofruar tema të ndryshme që kanë të bëjnë me politikbërjen, planet e veprimit dhe sensibilizimin qytetar që askush nga ne të mos ndihet i diskriminuar. Ky projekt përcolli një mesazh për të gjithë të pranishmit, nxënës mësues që të gjithë duhet të zgjerojmë njohuritë dhe të zhvillojmë aftësitë tona për të marrë pjesë në mencuri dhe gatishmëri për veprimin qytetar , për të cuar përpara lirinë e drejtësinë për të gjithë njerëzit.