Shkolla 9-vjecare “Azem Hajdari” në Shkodër organizoi sot një aktivitet festiv në kuadër të festave të fundvitit. Stafi mësimor i kësaj shkolle sëbashku me nxënësit kishin menduar që të sjellin një aktivitet të larmishëm e argëtues me kënge, valle, e recitime ndërsa të pranishëm ishin prindër e mësues.
Organizimi për festat e fundvitit mori më shumë vlerë për shkollën “Azem Hajdari” në të cilën marrin dije edhe nxenes me aftësi ndryshe. Shkolla 9- vjecare “Azem Hajdari” mbetet një nga institucionet arsimore më aktive në qytet, jo vetëm në fushën e dijes, por edhe në organizimet e vecanta kushtuar datave të shënuara.Në fund nuk kishte sesi të mungonte edhe kartolina e urimit nga nënësit