Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj bën me dije se punimet që po kryhen për rikonstruktimin e shkollës 9-vjeçare “Prekë Gjoni” në Bajzë të njësisë administrative Kastrat, përfundojnë brenda janarit 2017.

Punimet përfshijnë sistemimin e plotë të oborrit, fushat sportive dhe ambientet e brendshme. Përsa i përket rrugës së amortizuar që lidh qendrën e fshatit më aksin rrugor Bajzë – Han i Hotit, kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht nësë do të ketë mbështetje nga qeveria, ky aks do të riparohet.

Artikulli paraprakSHTËPIA E FËMIJËS: PUNONJËSIT TË TRAJNUAR
Artikulli tjetërMBETURINAT DIGJEN NË MES TË SHKODRËS