Bashkia e Shkodres i ka dhene fund situates se higjenes ne shkollen 9 vjecare ne bardhaj, duke nderhyre gjate kesaj te premteje, për kthimin ne identitetet te higjenes ne ambjentet e saj.

Ka qene nen kryetari i Bashkise Shkoder, Dritan Meta, i cili ne nje deklarate per mediat ka folur ne lidhje me kete ceshtje e cila zuri vend ne opinionin publik gjate diteve te fundit. “Ne ligjin nr. 147/2015 “Për buxhetin e vitit 2016”, listohen funksionet e reja qe i kalojne pushtetit vendor, pjese e te cilave eshte edhe personeli ndihmes i arsimit parauniversitar. Ne shkresen e Drejtorise Arsimore Rajonale Shkodër nr. 93 prot., date 13.01.2016, me lende “ Dergim dokumentacioni per punonjesit qe transferohen ne njesite e qeverisjes vendore”, nuk figuron asnjë sanitare ne strukturen e shkolles 9-vjeçare Bardhej. E ndodhur ne keto kushte, Bashkia Shkoder, u angazhua dje me urgjence, me nje ekip punonjesish te saj, per pastrimin e ambienteve te kesaj shkolle, me qellim permiresimin e situates se higjienes dhe garantimin e mbarevajtjes te procesit mesimor atje. Megjithe kete angazhim dhe vullnet te mire nga ana e Bashkise Shkoder, tek shkolla 9-vjeçare Bardhej, nuk u gjet mirekuptimi dhe gjuha e bashkepunimit, nga stafi i kesaj shkolle. Bashkia Shkoder, çmon si me rendesi paresore, garantimin e procesit mesimor per me shume se 500 nxenes te kesaj shkolle, dhe mbetet e vendosur dhe e angazhuar totalisht per zgjidhjen e ketij problemi, prandaj ekipi i punonjesve te bashkise, u paraqit perseri sot prane kesaj shkolle, per te kryer medoemos detyren e ngarkuar. Sot u arrit gjuha e perbashket, mes stafit pedagogjik dhe Bordit te shkolles 9-vjeçare Bardhej, stafi i bashkise u lejua te kryeje detyren dhe sot konstatojme me kenaqesi qe situata e higjenes ne kete shkolle konsiderohet e normalizuar krejtesisht.” Ne kete menyre tashme nxenesit e shkolles 9 vjecare ne Bardhaj, nuk jane me ne kushte skandaloze, por ne nje shkolle te pastruar, edhe pse nuk dihet se sa mund te zgjase situata e krijua ne lidhje me vendin e punes se sanitares se shkolles qe kerkon pagen e nje viti

Artikulli paraprakATLETI SMAJLAJ PËRGATITET PËR LOJËRAT OLIMPIKE BRAZIL 2016
Artikulli tjetërVAZHDON APLIKIMI I KONTRATAVE TE QYTETAREVE PRANE ZYRAVE TE OSHEE-SE KOPLIK