Çështja e rojeve dhe sanitareve në shkollën 9-vjeçare të Bardhajve do të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Administratori i njësisë Rrethina Vlash Pjetri deklaron se do të jenë vetë prindërit të cilët do të paguajnë rojet dhe sanitaret dhe se me komunitetin është gjetur gjuha e përbashkët për t’i paguar nga ana e tyre. Administratori i njësisë Rrethina tregon edhe për disa investime të rëndësishme që pritet të realizohen në fshatra të ndryshëm të asaj zone dhe që do ndihmojnë për zhvillimin e mëtejshëm. Njësia Rrethina është më e madhja në bashkinë Shkodër dhe problemet janë prezente për shkak të vështirësive sociale që kanë. Banorëve u janë premtuar disa investime që pritet të zbusin shqetësimet që kanë ata.

Artikulli paraprakMORATORIUMI I PYJEVE, 3 KUNDRAVAJTJE NË 1 MUAJ
Artikulli tjetërVELIPOJA, TONELATA MBETJE PUSHTOJNË BREGDETIN