Shkolla “Besëlidhja” në Lezhë mbylli ciklin e parë 9-vjeçar të klasave të muzikes duke e konsideruar këtë rrugetim një sukses që ka krijuar edhe vazhdimesine. Saxhot e fundit për këta nxenes, ishin krejt ndryshe ashtu si edhe për mësuesit e tyre që i kanë ndjekur përgjate këtij rrugëtimi 9 vjeçar. Nxënësit e muzikes janë të bindur se kjo ka qenë zgjedhja e duhur, duke mos harruar edhe angazhimin e mësuesve që nuk janë kursyer për ta.

Ka qenë prej klasës së parë me ta dhe për mesuesin Ermal Saraçi ky është moment krenarie dhe emocionesh njëkohesisht duke parë arritjet e tyre.

Pjesë e eventit të organizuar në shkollen “Besëlidhja” ishte dhe drejtori rajonal i Arsimit Hasan Muça, sipas të cilit hapja e klasave të muzikes ka ndryshuar jeten artistike të qytetit.

Klasat me drejtim muzikor në shkollen “Beselidhja” u hapen për herë të pare në shtator 2015 dhe përgjatë këtij rrugëtimi 9-vjecar krahas 220 nxënësve numeron qindra çmime të fituara prej instrumentisteve që mesojne në këtë shkolle.

Artikulli paraprakBESËLIDHJA BASKET KAMPION, FESTË NË LEZHË
Artikulli tjetër“UDHËTIM NË LETËRSINË E XHAHID BUSHATIT”