Shkolla në lagjen Ajasëm në qytetin e Shkodrës ka një vit jubilar sepse feston 100 vjetorin e saj.
Në këtë datë të shënuar kryemësuesi i kësaj shkolle Agron Kastrati sapo ka nisur punën për të bërë një libër për historinë që nga momenti i krijimit të shkollës dhe deri në ditët e sotme. Për ta realizuar këtë libër Kastrati kërkon një mbështetje financiare nga të gjitha ata që kanë mundësi të dhurojnë vlera të ndryshme monetare. Kërkohet që me këtë libër në kuadër të 100-vjetorit të shkollës së Ajasmës të nxirren në pah vlerat duke qenë se është ndër 10 shkollat e para laike në Shqipëri. Mjedise të ndryshme në shkollën e Ajasmës po riparohen me fonde të vetë mësuesve apo personave të tjerë që dhurojnë në mënyrë që ky 100 vjetor ta gjejë në një gjendje sa më optimale.