Është zgjidhur çështja e pastrimit të shkollës 9-vjeçare të Bardhajve në njësinë Rrethina por aty ka një tjetër problem madhor.

Shkolla prej një viti, sipas drejtores Tereze Brigja nuk ka roje dhe është detyruar që privatisht të vendos kamera sigurie. Nuk ka qenë e mjaftueshme sepse sipas drejtores shkolla e Bardhajve është thyer e vjedhur disa herë. Nxënësit e shkollës së Bardhajve janë të rrezikuar dhe të pasigurtë bashkë me stafin pedagogjik për shkak të mungesës së rojeve. Drejtorja Brigja ka vendosura këta hekura në dritare për të patur një lloj mbrojtjeje. Drejtorja e shkollës së Bardhajve shkon edhe më larg dhe nuk nguron të thotë se duke mos patur roje, prind të alkoolizuar kapërcejnë derën në hyrje dhe futen brenda oborrit edhe pse nuk lejohet duke qenë një rrezik për fëmijët. Shefi i zyrës së arsimit Ludovik Vuka sqaroi më parë se rojet nuk po bëjnë detyrën e tyre në shkolla, kryesisht në njësitë administrative, probleme që shfaqen pas reformës territoriale por pothuajse në të gjitha shkollat rojet ka afro një vit që nuk paguhen ndaj edhe janë larguar duke i lënë tërësisht të pasigurta këto shkolla.

Artikulli paraprakGRUDË E RE, MBËRRIN I PAJETË NË SPITAL NJË 80-VJEÇAR
Artikulli tjetërARLIND KALAJA, LOJTARI I SË ARDHMES PËR VLLAZNINË