I ngjan një ndërtese të braktisur por kjo është një shkollë 9-vjeçare.
Rreth 600 fëmijë në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bardhaj rrezikojnë të marrin epidemi. Prej një viti e gjysëm sanitaret nuk paguhen dhe hidhen si top futbolli sa tek drejtoria arsimore tek pushteti lokal duke bërë që shkollat të kthehet në një kantier papastërtish. Drejtorja e shkollës së Bardhajve ka ngritur zyrtarisht zërin por nuk e kupton arsyen pse nuk gjehet një zgjidhje për të paguar sanitaret. Ndonëse janë bërë disa shkresa në të gjitha institucionet nuk ka asnjë përgjigje për shkollën e Bardhajve, shkollë në të cilën fëmijët rrezikojnë ndjeshëm.