15 nxënës të klasës së parë e shkollës 9-vjeçare “Isa Jakupi” në qytetin e Shkodrës zhvillojnë procesin mësimor në kushte të vështira. Fllimisht, për shkak të mungesës së energjisë elektrike atyre u duhet të mësojnë dhe të ngrohen në një klasë që ndriçohet nga drita e diellit.
Po ashtu, një problematikë tjetër është edhe mungesa e kapacitetit në shkollë për të përballuar numrin e madh të nxënësve, në këtë mënyrë është gjetur zgjidhje që klasat e para të zhvillojnë mësim pranë godinës së kopshtit. Për nxënësit, është e vështirë të mësojnë në kushte të tilla.
Nga drejtoria e çerdheve dhe kopshteve u bë e ditur se kjo godinë ku zhvillojnë mësim rreth 60 fëmijë të kopshtit dhe 15 të klasës së parë do të furnizohet me energji elektrike brenda javës duke bërë që mësimi të zhvillohet në kushte normale.