Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se “Shkolla e Drejtorëve” do të garantojë kualifikimin e kuadrit dhe kjo shtoi ai, do të garantojë një arsimim më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Rama u shpreh se shkolla tashmë është ndarë nga politika, por theksoi se ka drejtorë nëpër shkollat e vendit, të cilët nuk janë të aftë për punën që bëjnë.

Gjithashtu Rama deklaroi se me aplikimin e strategjisë së meritokracisë në Universitete, nuk ka shanse që djali i deputetit të fitojë para një kandidati tjetër, i cili jeton në zonat malore.

“Jam shumë krenar të them se nxënësit nuk janë peng i librave të bërë me korrupsion, por shkojnë në shkollë me librat me model nga Oksfordi dhe Kembrixhi. Ne siguruam libra cilësorë, të shtrenjta,

të cilat do t’i përdorin këto libra. Paratë në këtë rast nuk duhen për të ndërtuar mure, 6,2 milionë dollarë për këto programe mund t’i kishte gjetur qeveria këto para, por nuk mund të gjente burimin e dijes. E kemi ndarë shkollën nga politika që nga mësuesit.

Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë, të cilat nuk janë për këtë punë, por shkolla do të sigurojë metodologjitë më të mira të trajnimeve ndërkombëtare. Bota e ka bërë me kohë këtë praktikë. Tek dija e ka gjetur pasurinë më të madhe Izraeli .

S’ka ujë, s’ka naftë, por i ka gjetur burimet në kokë, duke investuar në dije. Por, ka nevojë të madhe për shpejtësi, cilësi dhe garanci. Kemi garantuar sistem meritokracie në fakultetet.

Djali i një deputeti nuk do ta kalojë një djali që jeton në mal, kjo nuk e parakalon me sistemin që kemi krijuar në universite.

E fundit që duam të them është se për ne mbetet fuqia e dijes, e fuqizimit të dijes, e zhvillimit të mëtejshëm, por edhe në administrimit të kapitalit njerëzor, i cili do fuqizohet në shkolla tona.”, tha Rama.

Artikulli paraprakMINISTRI AUSTRIAK I DREJTËSISË NË TIRANË: MBËSHTETJE PËR REFORMËN NË DREJTËSI DHE ANTIKORRUPSIONIN
Artikulli tjetërBALLA THIRRJE PROKURORISË: NXIRRNI A ISHA ME RRAHMANIN NË POLICI