Gjendja e keqe e fushës ku stërvitet ekipi i Veleçikut është një mangësi për jetën sportive të këtij qyteti, e cila ndikon edhe në rezultatet e kësaj skuadre në kampionatin e kategorisë së dytë.
Bashkisë së Malësisë së Madhe i është kërkuar rikonstruksioni i këtij terreni, por drejtori i shkollës së Kamicës, Edmond Curri, ka hedhur një tjetër ide që mund të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj situate. Në afërsi të institucionit edukues që ai drejton është një siperfaqe e madhe e përshtatshme për të qënë një fushë e mirëfilltë sporti. Në këtë vend skuadra e Veleçikut është stërvitur disa herë dhe duhet një investim i vogël për ta kthyer atë në fushë me kushte optimale. Drejtori Curri thotë se e ka marrë këtë premtim nga bashkia dhe fillmisht ndërhyrje e domosdoshme është rrethimi i këtij territory. Nëse bashkia e Malësisë së Madhe do ta miratonte këtë kërkesë të kësaj shkolle, atëherë kjo do të ishte një favor edhe për të gjitha shkollat e kësaj zone, pas më në fund do të kishin një vend të përshtatshem për të organizuar aktivitete të mirëfillta sportive.