Shkolla e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat ka zhvilluar aktivitetin e ditëve të hapura për nxënësit e klasave të nënta. Drejtori Ruzhdi Kapedani tregon për kuotat e viteve të para, ashtu edhe për drejtimet që kërkohen mjaft nga tregu I punës. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Rozafa Zmijani, drejtore rajonale e punësimit Shkodër e cila vlerësoi nxënësit që ndjekin arsimin professional.
Ermal Zagani, drejtor I konviktit të kësaj shkolle tregon kushtet dhe standartet që ofrohen për nxënësit që zgjedhin shkollën “Ndre Mejda”.
Drejtori I shkollës “Vasil Shanto” në Vrakë, vlerëson programet e kësaj shkolle.
Nxënësit e më shumë se 26 shkollave në të gjithë qarkun morën pjesë në aktivitetin e ditëve të hapura të zhvilluar në shkollën e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, ku vit pas viti përgatit profesionistë dhe teknologë që bëhen menjëherë pjesë e tregut të punës.