Një shkollë me konvikt për fëmijët me pamundësi ekonomike në një zonë pyjore në Brazil, ka fituar çmimin e këtij viti për ndërtesën më të mirë në botë.

Children Village, që siguron strehim për 540 fëmijë, mori këtë javë çmimin ndërkombëtar Riba për kushtet e shkëlqyera që ofron.

Shkolla është e vendosur në një fermë të rrethuar nga pylli në shtetin Tocantins.

Ndërtesa është e bërë kryesisht nga druri dhe përmban tre kopshte.

Konviktet në kampusin e shkollës, që rrethojnë kopshtet, dallohen për shkak të dyerve të dizenjuara në mënyrë unike.

Ndërtesa është projektuar nga arkitektët Aleph Zero dhe Rosenbaum.

Artikulli paraprakENERGJIA ELEKTRIKE/ RRESHJET E BOLLSHME, RRITET KATËR HERË PRODHIMI NGA HEC-ET NË VEND
Artikulli tjetërITALI, “FACEBOOK” I PAGUAN ROMËS MË SHUMË SE 100 MILIONË EURO