Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër ka mbyllur javën e “Ditëve të Hapua” në një aktivitet ku të pranishëm ishin jo vetëm nxënës të interesuar për drejtimet që shkolla ofron por edhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe Zyrës së Punës. Rovena Sekniqi, përgjegjëse e marrëdhënieve me biznesin tregon se 70% e nxënësve që ndjekin drejtimin “Hoteleri – Turizëm” janë të punësuar deri tani.

Gjergj Leçejza, kryetar I bordit të shkollës vlerëson përgatitjen e nxënësve të kësaj shkolle.
Në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” ofrohen 3 degë studimi Hoteleri – Turizëm, Ekonomi – Biznes dhe Tektil – Konfeksion Marrëveshja që shkolla ka me bizneset në Shkodër është një tjetër benefit për nxënësit që të njohin më tepër tregun e punës para se të bëhen plotësisht pjesë e tij.

 

Artikulli paraprakOPERACIONI I SPAK, KRAJA: JANË GODITUR 8 GRUPE KRIMINALE, PAGUNIN SHUMA TË MËDHA PARA PËR VRASJEN E KUNDËRSHTARËVE
Artikulli tjetërRADHËT E GJATA, REAGON SPITALI I SHKODRËS: JA ZGJIDHJA