Në ditën e katërt të festivalit të teatrit për të rinj shkolla e mesme “Jordan Misja” solli në skenën e teatrit “Migjeni” shfaqjen “Riedukimi i Apolonit” me regjinë e Vladimir Dodës. Një shfaqje e cila në fokus kishte barazinë gjinore.

Nxënësit e shkollës së mesme “Jordan Misja” shprehen të emocionuar për pjesëmarrjen në festivalin e filmit për të rinj.

Vepra teatrore “Riedukimi i Apolonit”erdhi si vazhdimësi e shfaqjeve të tjera të festivalit të teatrit për shkollat e mesme. Kjo pjesë flet për shtatë vajza dhe një djalë të cilët e shohin në forma të ndryshme dhunën me bazë gjinore duke rrezikuar që të bëhen pjesë e koncpeteve të gabuara për dhunën. Të rinjtë luajnë në disa momente të shfaqjes duke përmbysur stereotype dhe klishe të lidhura ngushtë me njërën gjini, duke ja veshur gjinisë tjetër.

 

Artikulli paraprakGJYKATA E KURBINIT DREJT SHKRIRJES
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË TUZ, NDREU NË MBËSHTETJE TË NIK GJELOSHAJ