DREJTUES TË BASHKISË DHE DAR, TAKOHEN POR NUK ZGJIDHIN ASGJË.Mos fillimi i proesit mësimor në shkollën “Mar Lula” e ndërtuar prej më shumë se një viti është kthyer në një çështje edhe në Bashkinë Shkodër. Në lidhje me këtë problem është zhvilluar një takim mes Bashkisë dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit gjë të cilën e pohon Ludovik Vuka përgjegjës i zyrës së arsimit në Bashkinë e Shkodrës.
Baza materiale është e gatshme thotë përgjegjësi Vuka.Sipas përgjegjësit Vuka ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të fillojë mësimi në shkollën “Mar Lula”Nga sa mësohet me shumë gjasa nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Ndoc Mazi” do të zhvendosen aty ndërkohë që edhe nëse ndodh që nxënës të shkollave të tjera të zhvendosen atje do të shkojnë bashkë me mësuesit duke mos kërkuar kështu një fond pagash për mësues shtesë. Nga ana tjetër një ide është edhe që shkolla “Mar Lula” përveçse se 9-vjeçare të shërbejë edhe si e mesme duke qenë se ka kapacitetet e duhura.