Për herë të parë shkolla “Mark Lula” e cila hapi dyert këtë vit për nxënësit ka festuar 103-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në mjediset e kësaj shkolle u organizua një aktivitet artistiko-kulturor i organizuar nga vetë nxënësit.

Drejtorja e shkollës “Mark Lula” Mimoza Livadhi tha se për herë të parë shkolla “Mark Lula” organizon një aktivitet festiv që nisi me 103-vjetorin e pavarësisë. Një aktivitet që përcolli mesazhe sensibilizuese u organizua edhe në shkollën 9-vjeçare “Pashko Vasa” teksa nxënësit festuan 103-vjetorin e pavarsisë bashkë me personat me aftësi ndryshe të projektit “Shpresa” Pjesë e atmofesrës festive për festat e nëntorit janë bërë edhe shkollat e tjera të qytetit të Shkodrës duke i dhënë rëndësinë e duhur datës më të rëndësishme për shqiptarët.

Artikulli paraprakTAKIM PËR MUNDËSITË E STUDIMEVE TË LARTA NË FRANCË
Artikulli tjetërJAVA E PAVARËSISË, KONCERTI I BANDËS SË QYTETIT