Fëmijët në shkollën 9-vjeçare “Isuf Tabaku” në lagjen Ajasëm në qytetin e Shkodrës, përballen çdo ditë me rrezikun e incidentëve apo aksidentëve automobilistike, si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizin automjetet. Një shqetësim të tillë e ka ngritur edhe drejtori I shkollës, Petrit Proni , i cili i bën thirje drejtuesve të automjeteve të tregohen më të kujdesshëm ndërsa lëvizin në afërsi të këtij segmenti.
Ndërkohë një banor i zonës shprehet se institucionet përkatëse duhet të rrisin më shumë sigurinë në rrugë.
Në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Isuf Tabaku” në lagjen “Ajasëm”, është e nevojshme të vendosen më shumë kufizues të shpejtësisë, ndërkohë edhe vetë drejtuesit e mjeteve kërkohet që të ndërgjegjsohen në mënyrë që të shmanget rreziku nga aksidentet.