Një ditë më parë Star Plus ngriti problemin e mungesës së rrethimit në shkollën 9-vjecare të Naracit ku banorët u shprehen se nxënësit ndihen të rrezikuar
Pas shqetësimit të banorëvë sot ka reaguar bashkia Vau-Dejes. Drejtorja e Planifikimit dhe Investimeve Publike Ana Shurdha u shpreh se është gati projekti, si për rrethimin e shkollës ashtu edhe për rikonstruksionin total të godinës, e cila sipas saj ka pësuar plasaritje, për shkak të cilësisë së dobët të bërë më herët, cka ka ndikuar më pas edhe në dëmtimin më të gjërë të saj nga tërmeti i 26 Nëntorit
Ndërkohë sipas drejtores së planifikimit dhe investimeve publike në territorin e kësaj bashkie, të gjitha shkollat që janë konstatuar me probleme do ti nënshtrohen rikonstruksionit.