Shkolla e mesme “At Pjetër Meshkalla” ka organizuar aktivitetin e dyerve të hapura për nxënësit e shkollave 9- vjeçare dhe prindërit e interesuar për cilësinë e arsimit, që kjo shkollë e ka në traditë të ofrojë prej vitesh. Me qindra nxënës vizituan ambjentet e kësaj shkolle, duke u njohur me ofertën edukuese të saj.

Padër Stefano, Ati shpirtëror I shkollës “Atë Pjetër Meshkalla” tregon arsyet pse prindërit dhe nxënësit duhet të zgjedhin të arsimohen në këtë shkollë.

Ndërkohë, në ditën e dyerve të hapura u hap edhe një ekspozitë nga nxënësja e talentuar Rona Nurja.

Shkolla jopublike “Atë Pjetër Meshkalla” është e pajisur me të gjitha ambjenet për zhvillimin e një procesi elitar mësimor, duke përfshirë laboratore nga më të ndryshmet, po ashtu edhe hapësira sportive, kulturore dhe shpirtërore për të gjithë nxënësit. Regjistrimet për vitin 2024 – 2025 janë të hapura deri në datën 10 maj, ndaj të gjithë të rinjtë që duan të investojnë në ndërtimin e një të ardhme të sigurtë, zgjedhja e duhur është regjistrimi në shkollën e mesme “At Pjetër Meshkalla”

https://youtu.be/rVPdwJZpRHs

Artikulli paraprakKOLONIA E PIKTORËVE NË LEZHË
Artikulli tjetërVLLAZNIA-LAÇI, OSMANI: BESOJ TE FITORJA