Shkolla e mesme artsitike “ Prenk Jakova” në qytetin e Shkodrës ka festuar sot 63 vjetorin. Në këtë ditë të shënuar, nxënësit dhe pedagogët e shkollës kanë organizuar një aktivitet vokal – instrumental. Drejtori i kësaj shkolle Anton Kaftalli u shpreh se fatmirësisht ky 63 vjetor e gjen shkollën me 220 nxënës.

Admir Lekaj, dirigjent i orkestrës frymore tregon se koncerti këtë vit është ndërthurur me vepra shqiptare dhe të huaja.

Shkolla e muzikës u hap në Shkodër fillimish si 8-vjeçare më 18 janar të vitit 1961 nga përpjekjet e muzikantëve të njohur shkodran Ndoc Shllaku e Gjon Kapidani me mbështetjen e Prenk Jakovës, kompozitorit emrin e të cilit mban kjo shkollë që nga viti 1981. Në fillim ishin vetëm 25 nxënës e mësues por që më pas nisi të zgjerohej.

Në këto 63 vite nga bankat e shkollës së muzikës dolën emra të mëdhenj të artit shqiptar si dhe u realizuan koncerte të panumërta e u krijuan disa orkestra e formacione muzikore duke mbajtur gjallë veprimtarinë artistike të Shkodrës por edhe mbarë Shqipërisë. Po ashtu kjo shkollë për artistët që prodhoi dhe aktivitetet kulturore në këto 6 dekada ka një jehonë edhe në shumë vende të Europës duke u vlerësuar për nivelin e lartë artistik.

Artikulli paraprakSINDIKATA E ARSTISTËVE NË SHKODËR PËR TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetër“KRYEBASHIAKËT NUK MBAJNË PREMTIMET E FUSHATËS”