Festivali i teatrit për të rinj me shkollat e Shkodrës vijoi me shfaqjen e shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova”. Nxënësit e kësaj shkolle shfaqën në teatrin “Migjeni dramën me titull “Metamorfoza”. Kjo dramë tha regjisorja Rajmonda Marko përcjellë mesazhin për të dashur njëri-tjetrin, një mesazh për të cilin e gjithë shoqëria jonë ka nevojë.
Aktoret që morën pjesë në shfaqjen “Metamorfoza” tregojnë se mesazhi i kësaj drame për të qenë më pranë njëri-tjetrit është tejet i rëndësishëm sidomos tek të rinjtë.
Festivali i teatrit për të rinj do të vijojë edhe për tri ditë të tjera me shkollat e Shkodrës në teatrin “Migjeni”.