Shkolla artistike e muzikës “Prenkë Jakova” nuk e nis në mënyrën më të mirë sezonin e ri shkollor.
Mungesa e investimeve ka bërë që drejtori i shkollës Anton Kaftalli të merret vetë me rekuperimin e instrumenteve për klasat fillore. Probleme me instrumentat dhe veglat muzikore ka edhe tek klasat e shkollës së mesme “Prenkë Jakova” por duke mos patur zgjidhje tjetër sezoni do nisë edhe pse ka mangësi. Anton Kaftalli, drejtori i shkollës “Prenkë Jakova” gjatë konsultimeve me publikun për përpilimin e buxhetit të bashkisë Shkodër ka parashtruar një sërë kërkesash dhe nevojash immediate për investime që nisin që nga veglat e instrumentat muzikor e deri tek infrastruktura dhe kushtet brenda shkollës. Pavarësisht nevojave të mëdha investime nga bashkia nuk do të ketë as këtë vit për shkollën arstistike në Shkodër.